Skip to content

Mund ta blejnë të gjithë! Sa është çmimi i vaksinës kundër koronavirusit

Pandemia e koronavirusit duket se është drejt fundit pasi kompania bioteknologjike amerikane, Moderna, ka njoftuar se është në bisedime me disa shtete për furnizimin me vaksinën eksperimentale. Deri tani, rreth 400 milionë dollarë amerikanë janë pranuar për të bërë furnizimin. Çmimi i vaksinës së Moderna është caktuar 32 $ – 37 $ për dozë për marrëveshje me vëllim të ultë.

Kandidati i kësaj kompanie është një prej të paktëve që është në fazën e fundit të testimit. Në të gjithë botën, prodhuesit farmaceutikë po garojnë të zhvillojnë një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër pandemisë që ka marrë më shumë se 700 mijë jetë në gjithë botën.

Javën e kaluar Moderna Inc. ka filluar fazën e fundit të provave klinike në 30 mijë njerëz për të demonstruar se kandidati për vaksinë ishte efektive dhe e sigurt, pengesa e fundit për të arritur miratim nga rregullatorët. Ata kanë thënë se do të jenë gati deri në fund të këtij viti.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb