Një pushues humbi jetën këtë të shtunë në plazhin e Durrësit.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”.
Shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dal nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.
