Skip to content

Skulptori i njohur Arben Bajo humb jetën nga koronavirusi, kishte nevojë urgjente për gják

Skulptori i njohur Arben Bajo ka humbur jetën nga koronavirusi. Bajo ishte i shtruar në spitalin Infektiv ku ndodhej në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë urgjente për gják të grupit A-, të një personi i cili ka kaluar më parë Covidin, në mënyrë që të kurohet me antitrupat e tij.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar miku i tij Arbër Kadia në një shkrim në Facebook ku thotë: “Mëngjes i trishtë!  Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19!😥 Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”

Ditën e djeshme, miku i tij Gëzim Basha bëri një postim ku bënte thirrje që kushdo të mundësonte dhurimin e gjakut për pedagogun e skulpturës,, edhe në këmbim të pagesës: Urgjente !

Ju lutem personave që kane kaluar Covid-19 dhe kane grup gjaku A negativ, të konsiderojne mundesine e dhurimit gjak per pacientin Arben Bajo, petagog i skulptures në ILA, Tirane, i cili momentalisht po lufton me virusin dhe ndodhet në gjendje te rende.

Dhuruesit e interesuar per kompesim financiar, ju lutem me kontaktoni në numrin tim te telefonit, Viber, ose aplikimin What’s up!  001-414-267-7697

Arben Bajo është një skulptor shqiptar mjaft i njohur për publikun.  Ai ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, liceun e kreu në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit, Asim Zenelit,Vaçe Zelës në Lushnje etj.

/faxweb