Skip to content

Infektohen tetë persona në Patos, ishin në një dasmë në Zharrëz

Koronavirusi vazhdon që të përhapet në Shqipëri, duke infektuar shumë shqiptarë me Covid-19. Tetë persona janë infektuar me Covid-19 në Patos.

Ata janë infektuar, pasi ishin në një dasmë në Zharrëz.

Zhvillimi i dasmeve këtë periudhë ka qenë problematike.

Shpesh herë pronarët e lokaleve kanë marrë gjoba të majme, kur nuk kanë respektuar masat ndaj virusit.