Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën nacionale Klos-Burrel. Një automjet që drejtohej nga 73-vjecari me origjinë nga Dibra, i identifikuar si Riza Dida ka përplasur këmbësorin Bajram Muca, 70 vjec.
I moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit, por kishte marrë plagë të mëdha në trup dhe nuk ia doli të mbijetonte. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, i cili ishte i shoqëruar me bashkëshorten në makinë ndodhet në gjendje të rëndë.
Nuk dihet si është gjendja e gruas
/faxweb
