Skip to content

“Zorro” infektohet me koronavirus, si është gjendja e tij shëndetësore

 

Aktori i njohur, Antonio Banderas, 60 vjeç, njoftoi sot se ishte diagnostikuar me virusin COVID-19 dhe është futur në karantinë.

“Do të dëshiroja të shtoja se ndihem relativisht mirë, pak më i lodhur se zakonisht dhe jam i bindur që do të shërohem sa më shpejt të jetë e mundur,” shkruajti aktori spanjoll, në një mesazh në Twitter.

Bandera ka luajtur edhe në filmin “Maska e Zorros” si protagonisti kryesor me emrin Alejandro, film i cili doli në vitin 1998.