Është një ndër futbollistët e momentit në Kategorinë Superiore dhe i vetmi futbollist beratas që luan në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar. Në javën e grumbullimit të kombëtares ku pas shumë vitesh për herë të parë thirren jo pak por katër futbollist të Superiores.

Bëhet fjalë për Myrto Uzunin që duket është në kulmin e shpërthimit të tij personal dhe rikthimi në Kategorinë Superiore në fillimin e këtij sezoni ka qënë lëvizja e duhur për për sulmuesin e krahut nga Berati.

Ai ka lindur në Berat, pikërisht në lagjen Uznovë nga edhe nis karriera e tij me futbollin por më pas lëvizja e famijes për arsye ekonomike drejt Greqisë bëri që edhe Uzuni të shkonte aty. Por lidhja e tij me futbollin nuk ndaloj dhe vazhdoj të provonte një karrierë edhe aty.

Por sërish problemet ekonomike të familjes e kthyen Myrton në Berat ku edhe njëherë duhet ta niste nga Tomori U17. Në sezonin e parë kthehet menjëherë lider duke u shpallur edhe golshënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë me 14 gola. Ishte sezon 2012 – 2013 por menjëreë sezonin e ardhshëm ngjitet në skuadrën U19 ku shënon 7 gola për Tomorin.

Por ecuria e mirë tek moshat bën që shpejt Uzuni të grumbullohet edhe në ekipine  parë ku prezantimin me fanellën e Tomorit e nis nga Kupa dhe më pas në kampionat. Shumë shpejt u evidentua tek Tomori ku edhe pse në moshë të re ishte një ndër pikat e referimit në skuadër dhe kjo e shfaq në merkato.

Laçi, Bylis dhe Apolonia ishin skuadrat e para të interesuara për të me fierakët që ishin pjesë  e Superiores dhe e bën pjesë të tyren. Menjëherë Uzuni e tregoj potencialin e vet edhe në Superiore dhe siguroj thirrjen në kombëtaren U21. Aty luajti 4 ndeshje duke shënuar edhe një gol por rrëzimi i Apolonisë nga Superioria dhe luajtja për dy sezone në Kategorinë e Parë bëri që shumëkush ta harronte emri i tij.

Por emrin e tij se kishte harruar duket Laçi që pagoj për të në fillimin e këtij sezoni e bleu kartonin e tij duke e rikthyer edhe Uzunin në elitë. Menjëherë ai tregoj sa vlen dhe në ndeshjet e fundit është kthyer në protagonist duke u bërë pjesë e sukseseve të skuadrës kurbinase.

Ka shënuar plot 8 gola por edhe asistet dhe loja e tij bën që të dallohet si një ndër emrat më tërheqës në Superiore dhe shumë shpejt Laçi do të vjel sukseset e blerjes së tij në verë. Tashmë objektivi parësor për Uzunin do të jetë të ndihmoj Laçin të shkoj në Europë qoftë nga kampionati apo Kupa. Por në vazhdimësi sigurimi i një kontrate në një klub europian dhe kombëtarja pritet të jenë objektivat për djaloshin që në maj mbush 23 vjeç./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re