Skip to content

Situata në spitalet Covid/ Sa pacientë ndodhen në terapi intensive dhe të intubuar, Ministria e Shëndetësisë bën apelin për qytetarët dhe bizneset

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë përditësimin për situatën e koronavirusit në vendin tonë, ku vihet re se nuk ka shtim të personave në terapi intensive, por vetëm në intubim. Aktualisht, në spitalet Covid po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë, nga të cilët 18 janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të japin kontributin e tyre në këtë luftë kundër virusit duke respektuar masat e vendosura.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 140 persona (Lexo ketu).

/faxweb