Skip to content

“Kam besim tek vaksina ruse, ajo do të jetë shumë e mirë”, kush është presidenti që u ofrua të bëhet personi i parë që i nënshtrohet vaksinën

 

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është ofruar të bëhet personi i parë që i nënshtrohet vaksinës ruse kundër koronavirusit.

“Besoj në vaksinën  e prodhuar prej tyre dhe mendoj se ajo do të jetë shumë e mirë për njerëzimin”, tha presidenti Duterte.  Rusia ka pranuar të bashkëpunojë me Filipinet për eksperimentet, furnizimin apo prodhimin e vaksinës.

Filipinet janë mes vendeve me numrin më të lartë infektimeve me COVID-19 në Azi, por zyra e presidentit Duterte sqaroi të martën se vaksina ruse do t’i nënshtrohet fillimisht kontrollit nga administrata e ushqimeve dhe ilaçeve në vend.