Pedagogu Leons Hasani, ka postuar në profilin e tij social në facebook një video të hershme të Rudina Hajdarit, gjatë kohës që ajo sapo kishte nisur rrugëtimin në politikën shqiptare. Pedagogu vendos në pah mungesën e artikulimit të deputetes dhe shprehet se ai nuk mund të qëndrojë indiferent për këtë fakt, kur Hajdari është një përfaqësuese e popullit në Parlamentin e Republikës.
Më tej Hasani thekson se Shqipëria ka të rinjë e të reja me një elokuencë e inteligjencë të cilët janë shumë herë më dinjitozë se sa ata që na përfaqësojnë në Kuvend përfshirë dhe zonjën Hajdari.
Postimi i plotë: Nuk do e kisha problem as artikulimin dhe as nivelin intelektual të Rudines deri në momentin që do të zgjidhte të shikonte punët e saja.
Por në momentin që ajo zgjedh të përfaqesoj si deputete familjen dhe të ardhmen e fëmijëve të mi nuk mund të qëndroj indiferent.
Do të ishte mekat të mos reagoja, kur njoh me qindra dhe mijra të rinj që janë 100% më dinjitozë në gjithë setin e vlerave që ata përfaqësojnë.
Ka ardhur koha për të na përfaqësuar në parlament dhe qeveri rinia që është e aftë e me integritet, është intelektuale dhe atëdhedashëse, është qëllimmirë dhe vizionare./faxweb
https://www.facebook.com/leo.hasani1/videos/3431394443551063/?t=2
