Skip to content

VIDEO/ ‘Golfi’ del nga rruga dhe kthehet pèrmbys, vdèsin trágjikisht dy të rinjtë

Një aksident tragjik ka ndodhur para pak momentesh në autostradën e Kukësit. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Lidhur me ngjarjen shkruan JOQ Albania një qytetar i cili tregon se një makinë tip Golf 4 ka dalë nga rruga dhe përplasja ka qënë aq e fortë sa për pasojë kanë ndërruar jetë dy djem të rinj jo më shumë se 30 vjeç.

Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e aksidentit dhe në pamje duket se mjeti është përmbysur në mes të rrugës.

“Autostrade Kukes ka dy viktima me vjen shum keq ngushellime familjareve ka dal nga rruga duke vajt per dogane te kuksit Golf 4 blu dy djem te rinj max 30 vjec. Ndoshta ndihmon dike te njohe familjaret e vet.”, shkruan denoncuesi.