Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plāgosur, këtë të mërkurë në Kukës, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.

Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re