Skip to content

Mbytet një person në plazhin e Marinës në Vlorë (Emri)

Një 60 vjeçar i identifikuar si Luan Mezani është mbytur në det në plazhin e Marinës në Vlorë.

Mësohet se personi që ka humbur jetën është rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zgjedhur qytetin e Vlorës për të pushuar së bashku me familjen e tij.

Víktima dalë nga deti me shenja jete por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Vijojnë hetimet për rastin në fjalë, ndërkohë që ky është rasti i disatë i mbytjeve në plazhet e vendit, që prej nisjes së sezonit turistik.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb