Skip to content

Video/ Ish-deputetja e PD-së i plas videon Ramës: Je prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shpërndarë në rrjetin e saj facebook një video të kryeministrit Rama në dy momente të ndryshme të karrierës së këtij të fundit. Tabaku paraqet moskoherencën e kryeministrit, ku në vitin 2013 ai shprehet se rruga nuk është zhvillim, ndërkohë që në 2020 në fund të rrugës së tij sipas Tabakut  Rama trumbeton ‘lart e poshtë’ se po ndërton rrugë.

Postimi i plotë: I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!

Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve.

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/759603091507926/?t=0