EODY njoftoi për 204 raste të reja të koronavirusit në Greqi. Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 6381.
22 pacientë trajtohen të intubuar. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.
136 pacientë janë larguar nga ICU.
Po sot janë regjistruar edhe pesë vdekje të reja, duke shkuar në 221 numri i pacientëve të vdekur nga coronavirusi.
