Një 60 vjeçar i prekur me Covid 19 ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mësohet se 60-vjeçari ishte me profesion taksist dhe prej 5 ditësh ndodhej i shtruar në spital, pasi ishte transportuar me urgjencë nga qyteti i Tepelenës, nga ku edhe jetonte.

Burime bëjnë me dije se taksistit i janë shfaqur simptomat 10 ditë më parë, dhe me përkeqësimin e gjendjes prej 5 ditësh ndodhej i shtruar në spital.

Numri i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë ka shkuar në 213, ku vetëm dje u regjistruan 5 víktima në të dy spitalet Covid. Edhe rastet e reja vijojnë që të mbeten në shifra të frikshme, ku vetëm dje u raportuan 154 të tilla, shumica e të cilave në Tiranë.

Në të dy spitalet Covid ka më shumë persona të shtruar se ato që raportohen çdo ditë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa numri i shtretërve është drejt ezaurimit të plotë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko