Skip to content

Vijon kaosi në Kakavijë, radha e makinave shkon mbi 20 kilometër

Prej disa ditësh vijon situatë e rënduar e trafikut në Kakavijë.

Radha e automjeteve e makinave që presin për të kaluar kufirin, tashmë e ka kaluar fshatin Jorgucat që është rreth 21 kilometra.

Qytetarët në temperatura të larta janë të detyruar që të presin në radhë, ku disa prej tyre herë pas here shfaqin dhe probleme shëndetësore.

Për shkak të numrit të lartë ta makinave në këtë aks, është bllokuar trafiku në të dy anët e rrugës Jorgucat-Kakavijë.

Ndërkohë një ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme reagoi duke thënë se shkak për këtë vonesë është bërë puna e ekipit mjekësor.