Skip to content

Përfundoi?! Vendosen patrullat e rrugoreve në Kakavijë, nis kthimi pas i qytetarëve që ndodhen prej ditësh në kaós

Policia Rrugor ka vendosur pika kontrolli në akset rrugore që të çojnë drejt Kakavijës për t’i kërkuar qytetarëve të kthehen mbrapsht.

Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike.

Gazetarja e Fax News Ervina Shehaj raporton se në Kakavijë kolona e automjeteve i ka kaluar 20 km. Kjo ka bërë që autoritetet të kërkojnë kthimin e qytetarëve për në shtëpitë e tyre, pasi kalimi drejt Greqisë do të jetë i pamundur përgjatë orëve të ardhshme.

Një lajm të tillë e konfirmoi vetëm pak minuta më parë gjatë një komunikimi me gazetarët, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila pohoi se shumica e emigrantëve që po qëndrojnë në radhën kilometrike, do duhet të kthehet pas dhe për të gjetur mundësinë e një riaplikimi për të kaluar në shtetin fqinj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb