Skip to content

“Nuk kthejmë askënd me dhùnë dhe imponim”, Haki Çako: Varet e gjitha nga Greqia, ne bëmë sa mundëm

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka folur për gazetaren e Fax News, Ervina Shehaj mbrëmjen e sotme ku ka theksuar se nëse pala greke nukm do të punojë edhe gjatë natës në Kakavijë, qytetarët bëjnë mirë të kthehen nëpër banesat e tyre.

Ai tha se nuk është në dorën e shtetit shqiptar, por në vullnetin e palës greke, ndërsa theksoi se askush nuk to të kthehet me imponim apo në dhunë pasi është e drejtë e çdokujt të qëndrojë ku të dojë por nuk rekomandohet të qëndrojnë në kufi, pasi procedura e kalimit nga nesër do të vështirësohet.

“Për sa kohë nuk kemi konfirmim zyrtar nga pala greke se procedura do të vijojë, qytetarët duhet të kthehen. Ne nuk kthejmë me dhunë as detyrojmë askënd të kthehet në banesën e tij, as e imponojmë. Për shkak të situatës së krijuar ne bëjmë thirrje që ata të kthehen.

Vazhdon intensiteti i procesit të punës së ekzaminimeve nga pala greke. Jemi në kontakt me të gjitha instancat e shtetit duke nisur nga kryeministri. Shpresojmë që të punojnë gjatë natës, nëse vendimi nuk ndryshon, jemi të detyruar t’ju themi se kjo procedurë nuk mund të funksionojë më, sepse nga nesër do futen vetëm 750 shtetas dhe asnjë më tepër.

Nuk varet nga autoritetet shqiptare, as nga ne e strukturat tona, është një vendim i qeverisë greke, jemi të kushtëzuar vetëm në sajë të vendimmarrjes së qeverisë greke. Ne jemi në gatishmëri me forcat e armatosura, emergjencat strukturat spitalore. Nëse nuk hapet gjatë natës, të kthehen qytetarët, të vijojnë me aplikacionin siç ka rekomanduar pala greke”, tha Çako.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb