Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Greqia lejon kalimin gjatë natës të shqiptarëve, Rama jep lajmin: Gjetëm mirëkuptim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se përgjatë natës së sotme ka gjetur marrëveshje me palën greke për të lejuar kalimin e disa emigrantëve që ndodhen në Kakavijë prej 3 ditësh, ndërsa nuk dihet sa do të jetë ky numër p[asi deri më tani është raportuar se qëndrojnë në radhë me mijëra qytetarë.

Rama shprehet se nga bashkëpunimi i gjithë ditës me palën greke në çdo nivel, është arritur mirëkuptimi dhe gatishmëria të lejohet kalimi edhe gjatë natës ndërsa për periudhën në vijim nuk ka asnjë ndryshim përveç asaj që ka parashikuar qeveria greke me sa duket.

“Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!”, shkruan Rama.