Deri në këto momente, nga pika kufitare e Kakavijës janë futur rreth 700 persona. Kjo do të thotë se do të lejohen edhe vetëm 50 qytetarë për të kaluar.
Për këtë çështje foli drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Gjirokastrës, Arben Jaco. Ai tha për mediat se pritet përgjigja nga pala greke nëse do të mbyllet shërbimi edhe në Kakavijë, ashtu siç u bë në Kapshticë.
“Nga nesër me test COVID-19 negativ, dhe nr. Limit prej 750 personash që duhet të përmbushin kriteret. Dhe këto kritere vijojnë deri në njoftim të dytë. E njëjta gjë lidhet dhe me Kapshticën, të njëjtat kritere, aty do të jetë 300 limiti. Aktualisht aty është pezulluar kalimi për në Greqi. Po vijojmë normalisht. Presim njoftimin nga pala greke. Dhe jemi gati të përballojmë fluksin. Nuk kemi njoftim për mbyllje. Presim një përgjigjie pozitive. Nga dita e nesërme s’lejohet asnjë shtetas shqiptar rezident në Greqi pa test Covid negative. Deri tani jemi në limitet, rreth 700-ës. Presim konfirmim pozitiv nga palat greke për vijim të punës.”
