Skip to content

Rritet bilanci i viktimave, prokurori shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Një prokuror shqiptar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë.  Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Esat Ademit e kanë konfirmuar familjarët e tij përmes postimeve në rrjete sociale.

“Sot nga Covid 19, paska ndërruar jetë edhe prokurori Esat Ademi. Një njeri që ishte i veçantë, profesional dhe një njeri i ndershëm. Zoti e shpërbleftë me parajsë. Do të mbetesh gjithnjë në mendjet e zemrat tona”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Esat Ademi, ishte infektuar me koronavirus dhe po trajtohej në spitalin e Gjilanit, por nuk ia doli ti mbijetonte sëmundjes. Është e paqartë nëse kishte sëmundje bashkëshoqëruese, ndërkohë që humbja e tij të konfirmohet në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë ditën e sotme.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb