Skip to content

Héshtje ‘várri’ në Kapshticë, vetëm pas pak orësh transformohet gjithçka në pikën kufitare

Në Kashpticë është një paradite e zakonshme. Nuk bëhet më fjalë për radhë të gjata mjetesh që presin të futen në shtetin grek.

Ajo çfarë shikohet ditën e sotme të bën të mendosh se në këtë pikë kufitare është e pamundur të kenë ndodhur ato ngjarje të ardhura përmes imazheve kaotike vetëm 24 orë më parë ku autokolonat kilometrike dhe kaosi i krijuar prej tyre, e zhyti vendin në një situatë thuajse të një krize humane.

Natyrisht më problematike situata u paraqit në Kakavijë, ndërsa në të dyja pikat kufitare është rikthyer normaliteti. Shfrytëzimi i orëve të fundit për të kaluar doganën dhe hyrja në fuqi e masave të reja në shtetin helen, shtuar faktin e kontrolleve të imtësishme nga policia kufitare dhe stafet mjekësore, shkaktuan një gjendje shqetësuese dhe emergjente për udhëtarët.

Sot mjafton të plotësosh udhëzimet e nxjerra nga institucionet greke dhe kalon pa problem në të dyja pikat kufitare, e natyrisht kryesorja është testi që rezulton negativ me Covid-109, certifikatën e të cilës duhet ta keni me vete.

Testet për çështje të tilla dokumentacioni, bëhen vetëm në laboratorët e spitaleve private. Nga ana tjetër, jo gjithçka është thjeshtuar, pasi në Kakavijë lejohet të futen vetëm 750 udhëtarë në 24 orë ndërsa në Kapshticë 300 të tillë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb