Shuhet zjarri ne kodrat e Kasharit pas nderhyrjes nga ajri te helikopterit te Forces Ajrore, pajisur me kovat e posaçme per operacione te tilla.
Një vatër zjarri u aktivizua pasditen e sotme në zonën e Kasharit, pranë fshatit Kus në Tiranë. Flakët përpinë pemët në këtë zonë prej më shumë se dy orësh, ndërkohë që mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Pas dy orësh, zjarri është shuar dhe situate është normalizuar.
Helikopteri i Forcave të Armatosura, i specializuar për zjarret, ka sjellë ujë të mjaftueshëm në këtë zonë, për të normalizuar situatën.
