Pasditen e sotme presidenti Ilir Meta i akordoi ish- Presidentit Rexhep Meidani ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’ që është vlerësimi më i lartë nga Presidenca.
Në ceremoninë e organizuar në Presidencë nga Meta kanë marrë pjesë edhe personalitete të shquara politike si Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi, Bujar Nishani apo Pandeli Majko si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknushi, ndërkohë që vihej re mungesa e kryeministrit Edi Rama.
Meta tha në fund të cerëmonisë, se: “U kërkojmë falje me dhjetëra, qindra personaliteteve të politikës, të institucioneve, të shoqërisë civile, akademikëve, profesorëve që do donin të ishin këtu, por duhet të jemi të kujdesshëm për sa i përket kushteve të pandemisë. Gjithsesi është e qartë se mesazhi shkon kudo tek të gjithë” u shpreh presidenti duke e lënë të paqartë mospraninë e kryeministrit.
Por në një reagim të zëdhënësit të tij Tedi Blushi, është sqaruar se kryeministri ishte ftuar, por sipas tij ka qenë duke u marrë me çështje në Bjellrusi.
“Një sqarim për kolegët. Kryeministri Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Prof.Dr Meidanit, por ai ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë. Ndaj e mirëkuptojmë për mungesën!”- shkruan Blushi.
/faxweb
