Skip to content

Plagosja me armë e 31-vjeçarit në Fier, shoqërohen dy persona, identifikohet autori

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 31-vjeçar, i identifikuar si Klajdi Sulo, është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta ditën e sotme në Patos. 31-vjeçari është dërguar në në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se pas ngjarjes janë shoqëruar dy persona të cilët kanë dijeni mbi atë se çfarë ka ndodhur, ndërsa është identifikuar edhe autori i saj.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se 31-vjeçari është parë të lëvizë shpesh gjatë ditës në rrugën e qytetit të Patosit, me makinën e tij.

Ngjarja e kësaj të hënë ka ndodhur në po të njëjtin vend ku rreth katër muaj më parë pati edhe një shkëmbim me armë zjarri.

/faxweb