Skip to content

Ankth në këtë vend europian: më shumë se 16,000 të infektuar në tre ditët e fundit

Më shumë se 16,000 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në Spanjë që nga e premtja, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Sipas saj, shkalla e rritjes së infeksioneve të reja në Spanjë është shqetësuese. Në vend, ku deri vonë numri i të infektuarve ka rënë në 1.500 në baza ditore, në tre ditët e fundit janë regjistruar 16.269 infektime të reja.

Rastet e reja janë zbuluar në të 17 administratat autonome në vend. Ministria deklaron se në shtatë ditët e fundit, 54 njerëz vdiqën nga COVID-19 në Spanjë.

Fernando Simon, drejtor i shërbimit shëndetësor të urgjencës dhe Qendrës Koordinuese për Paralajmërime në Luftën kundër COVID-19, tha se 16,000 infeksione të reja ishin raportuar në rajone të dendura spanjolle, për të cilat ai tha se nuk ishte një tregues i mirë.