Brenda ketij muaji parlamenti do te shpalle garen per Komisionin e ri Qendror te Zgjedhjeve. Neser hyn ne fuqi kodi I ri elektoral qe u shkrua mbi bazen e marreveshjes se 5 qershorit mes PS dhe opozites dhe ceshtja me emergjente eshte ngritja e KQZ.
Per kete arsye mesohet se gjate gushtit kuvendi do te shpalle thirrjen publike per juristet qe duan te aplikojne per vendin; e komisionerit shteteror te zgjedhjeve qe I takon mazhorances, nenkomisionerit qe I takon opozites dhe 10 anetaret e komisionit rregullator dhe komisionit te ankimeve; te cilet ndahen 6 per partine socialiste dhe 4 per PD dhe LSI.
Pavaresisht tensionit qe solli ne skenen politike ndryshimi I kushtetutes per sistemin zgjedhor; marreveshja e 5 qershorit do te zbatohet nga opozita dhe PD do te çoje perfaqesuesin e vet ne parlament per te zgjedhur anetaret e KQZ qe i takojne opozites.
Sipas ligjit, afati final qe KQZ te nise pune eshte 60 dite dhe deri ne 19 tetor vendi do te kete KQZ e re . Ngritja e komisionit qendror ne nje kohe sa me te shpejte eshte nder shqetesimet kryesore te opozites, pasi kjo ndikon drejtperdrejte ne zbatimin e indetifikimit elektronik te qytetareve qe do te shkojne per te votuar ne zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem.
Nga ana tjeter te dielen mbushen 20 dite nga momenti kur ndryshimet kushtetuese per hapjen e listave kane shkuar ne zyren e Metes; dhe duke qene se presidenti ka vendosur ti lere te hyjne ne fuqi ne heshtje; nga 23 gushti sistemi zgjedhor ne shqiperi do te jete proporcional rajonal me lista te hapura.
Mbetet per tu pare se si do te vazhdoje puna ne keshillin politik dhe cfare strategjie do te ndjeke opozita per ndryshimet ne kodin zgjedhor qe lidhen me sistemin, ne nje kohe qe eshte bere e qarte se nuk do te kete me koalicione parazgjedhore ne formen qe jemi mesuar ti shohim deri tani.
