Një lëkundje e lehtë tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm me epiqendër në Velipojë. Sipas IGJEUM, lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 07:37 minuta me thellësi 5 km në grykëderdhje të lumit Buna. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk raportohet për dëme.
Para disa ditësh, lëkundje e lehtë tërmeti u regjistrua në qarkun e Elbasanit, rreth 4 kilometra nga Librazhdi. Magnituda ishte 3.0 ndërsa thellësia ishte 10 km. Prej disa javësh në vendin tonë janë shënuar lëkundje të lehta tërmeti, kryesisht në zonën e Korcës ku ka pasur edhe ankesa nga qytetarët që kanë frikë të flenë në banesat e tyre dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.
Dëmet më të mëdha i pësuan më 26 nëntor, kur vendi ynë u trondit nga tërmeti i fuqishëm, i cili i mori jetën më shumë se 50 persona, ndërsa epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, në afërsi të Durrësit.
/faxweb
