Kukësi po përgatitet në Tropojë për sfiden e Europa League kundër Sllavias së Sofjes. Skuadra është perforcuar me disa elemente cilësore ne merkato, mes të cileve edhe Bruno Telushi. Ish mesfushori i Partizanit shprehet optimist për kualifikimin ndaj bullgareve.
Për Telushin, një sfidë krahas fazës eliminatore të Europa League, mbetet edhe objektivi për titullin kampion.
Edhe harmonia duket se është një pikë e fortë tek skuadra e trajnerit Gega. Kjo video tregon momente nga ajo që tashmë është kthyer në tradite tek Kukësi, teksa blerjet e reja duhet të këndojnë para pjesës tjetër të skuadrës.
Këtë të enjte Kukësi do të luajë miqësore me ekipin e Kastriotit, e me pas do te udhëtojnë drejt Elbasanit, atje ku do të grumbullohen për 1 javë. Sfida ndaj Slavias së Sofias do të luhet në stradiumin e ri kombëtar në Tiranë më 27 gusht.
