Skip to content

Dasmë në kohë pandemie, por jo vetëm kaq. Shikoni policët duke kërcyer me çiftin

Një video po qarkullon në rrjetet sociale së fundmi, e xhiruar në një lokal në Shkodër, ku është organizuar një dasmë.

Pamjet janë nxjerrë nga një person që ka qenë pjesë e festës dhe gëzimit të çiftit, duke treguar momentet kur disa efektivë policie, janë çuar për të kërcyer me dasmorët.

Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ , shihen disa policë duke kërcyer të pa shqetësuar për ruajtjen e distancës sociale.

Mesazhi i qytetarit: Shteti në aksion.