Gjinekologu në Kosovë, Burim Krasniqi ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ishte i infektuar me koronavirus.

Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar kolegët e tij, drejtori i Klinikës Dr. Jakup Ismajli dhe dr. Ilir Azizi, ku kanë bërë të ditur se ai kishte qenë duke u trajtuar në QKUK.

Sipas tyre ai kishte qëndruar për disa ditë në kujdesin intensiv pasi gjendja e tij shëndetësore ishte komplikuar.

“Shoku im më i mirë… Dr. BUKI (Burim Krasniqi) Nder të kem një mik e koleg sikur ti. Në luftë me shumëçka dole triumfues, e besoja që do dalësh edhe në këtë. Ke qenë shembull për të gjithë.

Gjithmonë do të kujtojmë. Ngushëllime familjes dhe kolegëve. Pusho i qetë shoku im.

Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë”,– kanë shkruar kolegët e tij.

Krasniqi është mjeku i shtatë që ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Ndërkohë deri më tani që prej fillimit të pandemisë numri në total i të infektuarve ka shkuar në 11,848 persona dhe 426 vīktima.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko