Tomori nesër luan ndeshjen e parë në shtëpi për këtë fazë të tretë duke pritur aty skuadrën e Pogradecit. Liqenorët shihen si një ndër rivalët e Tomorit për vendin e tretë dhe ndaj fitorja është një detyrim për skuadrën beratase.
Por në vitet e fundit të dy skuadrat kanë krijuar një rivalitet interesant me njëra – tjetrën, si në Superiore edhe në Kategorinë e Parë duke luftuar shpesh për objektiva të njëjtë. Në këtë sezon Tomori ka zhvilluar pikërisht përballë pogradecarëve ndeshjen e hapjes së sezonit e mbyllur në barazim në Kuçovë ndërsa në ndeshjen e fazës së dytë ishin liqenorët që fituan në shtëpinë e tyre.
Kështu ndeshja e tretë mes tyre do të zhvillohet në Berat ku Tomori do të synoj fitoren e parë ndaj Pogradecit në këtë sezon. Por edhe në këtë ndeshje trajneri i Tomorit do të vuaj sërish mungesat. Jo vetëm Koleci që vazhdon të vuaj dënimin 5 javor por pas ndeshjes me Tiranën pikërisht për shkak kartoash në mungesa shtohen edhe Daci me Kopaçin.
Formacioni i mundshëm: Kaloshi, Çaço, Hoxha, Bitri, Paja, Sharavolli, Mersini, Hyseni, Gjonaj, Mirani, Mitraj. Tr. G. Arbri/Berati.TV


