Zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët në Kaliforni, ku janë regjistruar temperatura shumë të larta.
Zjarret kanë goditur zonat rurale dhe të pyllëzuara rreth San Franciskos, në luginën Sonoma të njohur për vreshtat dhe verën me famë botërore, si dhe në Salinas, pranë Sakramentos, deri në Liqenin Taho në kufi me Nevadën.
Guvernatori Gavin Newsom shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme si rezulat i zjarreve, duke përgatitur terrenin për grante federale dhe dërgimin e ekipeve të zjarrfikësve nga jashtë shtetit të Kalifornisë.
/faxweb
