Skudra Shresa e Shqipërisë kanë humbur në shtëpi sfidën e luajtur ndaj Sllovakisë në mënyrë dramatike. Në kombëtaren U21 ishin rikthyer Manaj dhe Ndoji ndërsa mungonin Abazaj dhe Ramadani ishin jashtë skuadrës së Bushit pasi janë thirrur nga Panuçi në skuadrën e parë për miqësoren ndaj Norvegjisë.
Pjesa e parë është mbyllur në avantazh për Shqipërinë pas golit të shënuar nga ish sulmuesi i Interit, Rei Manaj. Por menjëherë me fillimin e pjesës së dytë vjen edhe barazimi sllovak me golin e Spalek.
Por gëzimi sllovak zgjat pak pasi vetëm 4 minuta më pas është sërish Manaj që shënon për kuqezinjtë. Por nëse skuadra e Bushit po e menaxhonte mirë ndeshjen deri në 10’ minuta nga fundi por pikërish në minutën e 80’ vjen barazimi. Është Dimun ai që barazon shifrat porn ë të 87’ minutë ishte sulmuesi Mraz që u jep fitoren miqve. Kështu Shqipëria mbetet në vendin e pestë dhe objektivi për vendin e dytë është edhe më larg.
Ndeshja e radhës do të luhet sërish kundra Sllovakisë U21 por këtë herë në transfertë për të synuar surprizën./Berati.TV
