Ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në autostradën Fushë-Krujë-Milot në vendin e njohur me emrin Luz, ku janë përplasur 3 mjete e për pasojë janë lënduar 6 vajza.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së kaluar, ndërsa të plagosurat janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Dyshohet paraprakisht se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.
Mësohet se 5 prej vajzave po udhëtonin në të njëjtën makinë dhe një tjetër në mjet tjetër, ndërsa të parat mësohet se janë nga Dibra.
Vajza tjetër është nga Lezha për të cilën mësohet se quhet Alketa Volaj 33-vjeçe drejtuese e mjetit, ndërkohë Ornela Osmani 25-vjeçe nga Dibra është drejtuesja e mjetit tjetër.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb
