Skip to content

Qeveria shqiptare nis negociatat për blerjen e vaksinës për Covid-19

Qeveria shqiptarë bëri të ditur se ka nisur bisedimet me disa kompani për të siguruar vaksinën për Covid-19.

Shefja e Departametit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino tha se po punohet në disa drejtime për sigurimin e vaksinës së sigurt kundër ketij virusi.

“Akoma Bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajsë 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazen e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka inisiativa të ndryshme. Një inisiativë është inisiativa botërore e COVAX, një inisiativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt”, tha Bino.

Shumë vende të BE, SHBA, Anglia dhe Kanadaja kanë bërë porosi për miliona doza vaksine për Covid-19, në momentin që ajo do të jetë gati.

Shumica e porosive janë bërë për vaksinën që po punohet nga kompania AstroZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.