Tomori 2-1 Pogradeci

Shënues: Mitraj 4′, Hyseni 18′ / Çerepi 6′

Tomorit: Kaloshi, Çaço, Bitri, Mersini, Paja, Myzyri (Ruçi 91′), Sharavolli, Hyseni, Gjonaj, Ajdinaj (Zoga 82′), Mitraj (Buba 88′). Trajner: Gersi Arbri / Në dispozicion: (Haxhi, Xherimeja, Serdari, Lamaj)

Pogradeci: Mali, Pura, Hysenllari, Çerepi, Jahaj (Liçkollari) (Yzellari 76′), Hidri, Lame, Topllari, Lame, Kame (Terolli 81′), Çekiçi. Trajner: Festim Fetollari / Në dispozicion: (Mertkola, Molla)

Karton të verdhë: Çaço 57’, Myzyri 69’ / Çekiçi 34′, Jahaj 58′, Kame 67′

Gjyqtarët: A.Stefi, R.Malaj, M.Llukmani (Vlorë)

Delegat: Petrit Haxhia (Tiranë)

Vëzhgues: Agim Guçe (Lushnje)

Tomori rikthehet të fitoj në shtëpi duke parakaluar në renditje Pogradecin dhe Apoloninë duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë. Fitorja është mbyllur brenda 18 minutash lojë kur janë shënuar edhe të tre golat e sfidës. Ndeshja ka treguar dy pamje, një e luftuar me raste e gola në të parën dhe një tjetër më e vakët në të dytën.

Ndeshja nis me një goditje të fortë nga distanca e sulmuesit Çekiçit por Kaloshi nuk surprizohet duke qënë në pozicion. Më pas liqenorët kërkojnë të mbajnë kontrollin e topit porn ë një kundrasulm të shpejt Tomori kalon në avantazh. Çaço nga e djathta kalon mirë duke nxjerrë Mitraj të vetëm me portierin duke shënuar golin e dytë në tre ndeshje për Tomorin. Por reagimi pogradecar vjen shpejt pasi në një goditje këndore të ekzekutuar Jahaj është kapiteni Çerepi që shënon duke barazuar shifrat. Por Tomori duket e ka objektiv ta fitoj ndeshjen dhe rins sulmet dhe fillimisht mundësinë e ka me Sharavollin. Një vertizalizim i Myzyrit ‘’peshkon’’ Sharavollin në zonë, i cili në dyluftim me Hidrin arrin të godas por jo në portë.

Por goli do të vij shpejt në minutën e 18’ me Hysenin por sërish njëriu asist është Çaço që pas shkurt për mesfushorin që tregon bagazhin e tij teknik dhe rikthen Tomorin në avantazh. Mundësinë për të barazuar sërish shifrat e ka golshënuesi më i mirë i miqve Çekiçi që nga brenda zone nuk shënjestron, si duhet. Por kjo pjesë e parë mbyllet me dy mundësi të mira për Tomorin, fillimisht me Sharavollin dhe më pas Mitraj me një goditje standarte por asnjë nuk e shënjestron, si duhet kuadratin.

Pjesa e dytë nis më e vakët në lojë por me një shi të fortë që duket se e ndikon ritmin e lojës. Ndeshja luhet kryesisht në mesfushë dhe me ndalesa të shpeshta. Kame është rreziku i vetëm për Tomorin që krijon dy mundësi të mira por asnjëra prej tyre nuk sjell barazimin. Të dy skudrat luajnë në mesin e fushës me një avantazh të lehtë të pogradecarëve dhe golin e shihnin si një mundësi që do të vinte vetëm nga goditjet standarte.

Golat:

Min 4’ Çaço nga e djathta me një incursion kap në befasi mbrojtjen vendase duke hedhur një top në zonë ku gjen sulmuesin Mitraj. Pak metra larg nga porta dhe i vetëm me Malin, Mitraj nuk gabon. 1-0

Min 6’ Jahaj ekzekuton saktë një goditje këndore ku Çerepi kërcen më fort nga të gjithë, godet saktë dhe barazon shifrat. 1-1

Min 18 Sërish Çaço lëviz mirë në të djathtë hyn në zonë dhe pason shkurt për Hysenin. Nuk gabon mesfushori i ri beratas duke ritkthyer Tomorin në avantazh.

Prononcimet:

Edhe njëherë tekniku Arbri e bën zakon ti lëjë ndihmësit të tij të flas para kamerave. Agalliu vlerëson lojën e djemve dhe e sheh të mundshme arritjen e treshes së parë deri në fund të sezonit.

Kelmend Agalliu: Rikthimi tek fitorja? ‘’E kishim vlerësuar skuadrën e Pogradecit dhe djemtë kanë zhvilluar një ndeshje të mirë. Kemi patur disa mungesa por edhe kemi përdorur në skuadër disa nga të rinjtë tanë por pavarsisht kësaj ia kemi dalë të fitojmë sfidën’’.

Gjyqtarët? “Është e vërtetë që klubi ka bërë një kërkesë zyrtare pas trajtimit jot ë drejtë që Dyrmishi ka bërë në dy ndeshje ndaj nesh. Në shtëpi ndaj Apolonisë dhe të fundit përballë Tiranës. Mendoj se sot arbitrimi ishte i drejtë’’.

Vendi i tretë? “Mendoj me grupin dhe elementët që ne kemi mund të sigurojmë vendin e tretë pse jo dhe më tepër. Javën e ardhshme luajmë në shtëpi ndaj Bylisit dhe një fitore do na siguronte vendin e tretë dhe pse jo të synojmë pozicionin e dytë deri në fund.

Ndërsa tekniku i pogradecarëve edhe pse e pranon që Tomori e meritoj fitoren mendon se gjykimi por edhe sjellja e futbollistëve beratas gjatë fraksionit të dytë ndikuan ndeshjen. Ai akuzon për një gol në pozicion jashtë loje të Tomorit dhe një penallti të padhënë për skuadrën e tij.

Festim Fetollari. Ndeshja? “Mendoj se Tomori e meritoj fitoren por edhe ne bëmë lojën tonë ku mund të merrnim më tepër. Mu duk e habitshme sjellja e Tomorit në pjesën e dytë pasi janë luajtur vetëm 7 minuta lojë efektive’’.

Ndikoj gjyqtari ndeshjen? “Duhet riparë sërish ndeshja por mendoj se goli i parë i Tomorit ishte pozicion jashtë loje dhe në pjesën e dytë kishte një penallti për ne”.

Objektivat? “Nuk trembemi nga asnjë kundërshtar dhe do të vazhdojmë deri në fund të luajmë një kampionat të drejtë. Synimi është të luajmë dhe fitojmë në çdo ndeshje për tu renditur brenda treshes së parë në fund’’./Berat.TV

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re