Skip to content

Me shpejtësi të frikshme në një rrugë të populluar, policia ndëshkon 12 shoferë brenda pak orëve

Si çdo fundjavë, Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar edhe mbrëmë kontrolle me radar në segmentet dhe akset e cilësuara njolla të zeza, duke filluar nga ora 20.30, kontroll me radar.

Po njesoj, si në javët e shkuara, Policia ka evidentuar shpejtësi gati ekstreme, nga 160 km/h deri në 190 km/h, edhe pse rruga kishte fluks të plotë.

Të papranueshme qenë arsyet e shoferëve të kapur nga radari, për fluturimin në rrugë, tha Policia në një njoftim.

Për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 shoferë me shpejtësi dyfish e më shumë se sa norma e lejuar.

Mirëpo, njëkohësisht janë evidentuar dhe dërguar në OASH, 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë, te evidentuar në Unazën e Madhe nga patrullat në lëvizje të Policisë Rrugore.

Policia ka bërë thirrje sërisht sot: Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe Radari dhe në destinacion do të shkoni pa patentë – e në rastin më të keq do arrini aksidentin.

/faxweb