Skip to content

Lumi Gjanica ndotet në masë nga hedhja e hidrokarbureve, në qendër të qytetit ndihet era naftë, banorët të shqetësuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm në qëndër të qyteti Fier vjen era naftë nga lumi Gjanicë.

Lumi Gjanicë herë pas here ndotet në masë me mbetje hidrokarbure ku uji merr ngjyrë dhe shtresë naftë në sipërfaqe.

Tek ura në Fier kjo ndotje vihet re shumë pasi rehabilitimi i shtratit të lumit vë në dukje ndotjen.

Banorët shprehen shumë të shqetësuar nga ky fenomen, për shkak se ndotja e tij ndikon drejt përdrejt në shëndetin e tyre.

/faxweb