Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Specialistët për Hetimin e Krímeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• Gëzim Memelli, 68 vjeç, banues në Tiranë.
• Enver Shaho, 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko