Qeveria greke ka marrë masa të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit pasi ka pasur shifra të larta të të infektuarve. Në vendin tonë numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Covid-19 ka shkuar në 8275 , ndërsa në Greqi në 8,138, pra afërsisht në të njëjtat shifra, por shteti fqinj do të rikthejë sërish lëvizjen me fasha orare.
Mediat greke bëjnë me dije se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë me dije ditën e sotme masat e reja që do të vendosen për parandalimin e përhapje së Covid-19. Ai është shprehur se do të kufizohen fashat orare, qytetarët nuk do të lëvizin nga ora 00:00 deri më 07:00. Nuk do të lejohen grumbullimet me më shumë se 50 persona në asnjë aktivitet.
Gjithashtu do të ulen taksat e biznesit si dhe do të asistohet për të papunët, përveç kompensimit të veçantë prej 534 eurosh që ata marrin. Sa i përket vitit të ri shkollor, do të fillojë më 7 Shtator dhe të gjithë nxënësit e mësuesit do të pajisen me maska mbrojtëse falas.
Ndër të tjera Mitsotakis është shprehur se buxheti ka parashikuar 3 milion euro për vaksinën kundër Covid-19, që do të jepet falas për qytetarët.
/faxweb
