Ish deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka folur për vendimin e dy ministrive që të hapen shkollat më 14 Shtator duke thënë se prindërit mësuesit dhe nxënësit e gjejnë veten të papërgatitur për të nisur procesin mësimor.
Në një intervistë për Fax Neës, Mehmetaj u shpreh se pyetësori online u realizua 2 ose 3 ditë para deklaratës së Ministrisë së Arsimit dhe ngriti pikëpyetjen se kush janë ekspertët që nxorën rezultatin.
“Ka qenë një pyetësor online, për të cilin nuk ka garanci se sa real është plotësimi nga ana e prindërve dhe e nxënësve sepse mësuesit janë të detyruar ta plotësojnë. Pyetësori është realizuar 2 ose 3 ditë para se Ministria të dilte e të thoshte se kaq përqindje e lartë e prindërve dhe nxënësve janë dakord të kthehen në shkollë. Nuk e di kush janë këta ekspertë që janë të zotë të zbërthejnë një pyetësor të plotësuar nga qindra mijëra grupe të ndryshme sic janë nxënësit dhe prindërit e paskan arritur të analizojnë pyetjet e të dalin në përfundim”, u shpreh Mehmetaj.
Ish-deputetja u shpreh se kthimi në shkolla po bëhet pa pasur siguri për nxënësit, prindërit e mësuesit dhe nuk ka një strategji se si do të zhvillohet mësimi në rastin e shfaqjes së sëmundjen tek një person.
“Nxënësit dhe mësuesit po kthehen në shkolla pa e ditur se çdo të ndodhë kur të kthehen në shkollë. Pa qenë të sigurt se shëndeti do të jetë i garantuar, se higjiena do të jetë maksimale, pa qenë të sigurt se kur do të zhvillohet ora e mësimit, pa qenë të sigurt se cfarë do të ndodhë në rast se do të ketë një shfaqje të një rasti me Covid. Ajo që është më e rëndë, pa ditur si do jetë marrja e dijes për fëmijët e tyre këtë vit akademik. Është ende e paqartë se kur do të jepen librat falas”, tha Mehmetaj.(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
