Skip to content

Në 4 orë ndëshkohen 813 shoferë, cila ishte shkelja më e madhe që u konstatua mbrëmë në autostradën Sauk-TEG

Policia vijon kontrollet për të parandaluar aksidentet e rënda në orët e mbrëmjes dhe jo vetëm. Mesnatën e kaluar, në autostradën Sauk TEG janë ndëshkuar 813 shoferë, të cilët kishin kryer shkelje nga më të ndryshmet.

Në 4 orë, janë 24 leje drejtimi për shpejtësi, janë ndëshkuar 133 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, janë ndëshkuar me masë administrative 88 drejtues mjetesh pa rrip sigurimi, 241 për përdorim të celularit, 45 drejtues mjetesh me dy rrota, pa vendosur kaskën mbrojtëse si dhe 267 për parkime të gabuara.

Ndërkohë janë arrestuar 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1 drejtues mjeti i pa pajisur me leje drejtimi si dhe janë pezulluar 12 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Policia bën thirrje që të heqin dorë nga guximi dhe vetëbesimi i tepruar!

Njoftimi i plotë: SAUK-TEG/ Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës🚑. Vijojnë kontrollet👮♂🚔 parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë ✈️dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

141 km/h – 161 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:30 deri në 00:30, 🛣✈️✈️.Drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri pa kaska mbrojtëse dhe me shpejtësi 161 km/h, shpejtësi e frikshme dhe vrastare për një motomjet.

Gjithashtu drejtuesi i mjetit me 158 km/h si dhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, parakalim në krahë të djathtë duke u bërë rrezik potencial për sigurinë e të tjerëve në rrugë. Guxim! Vetëbesim i tepruar! Dhe papërgjeshmëri ndaj jetës dhe sigurise publike. Drejtimi i mjetit dhe i motomjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe teper i rrezikshem🚑.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë 📸, në 4 orë, në aksin Sauk -Teg, si dhe nga verifikimet gjatë gjithë ditës në rrugën Interurbane Tiranë-Kërrabë-Tiranë dhe Tiranë-Durrës-Tiranë janë konstatuar dhe pezulluar 24 leje drejtimi për shpejtësi ✈️mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 141 km/h – 161km/h 🛫, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Janë ndëshkuar 133 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë

Janë evidentuar nga rrugorët e kryeqytetit me punonjës civilë dhe janë ndëshkuar me masë administrative 88 drejtues mjetesh pa rrip sigurimi, 241 për përdorim të celularit, 45 drejtues mjetesh me dy rrota, pa vendosur kaskën mbrojtëse si dhe 267 për parkime të gabuara.

Kontrollet kanë vijuar gjatë gjithe ditës dhe vazhdojnë edhe në këto momente duke verifikuar me alkooltestues, ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1 drejtues mjeti i pa pajisur me leje drejtimi si dhe janë pezulluar 12 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

📸 dhe ✍në adresë të Komisariatit digjital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmeri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore. #Viti2020VitiiSigurisëRrugore # BashkeBejmeMeShume🤝 # SiguriaRrugorePrioritet👮🏻♀ # VleresoJetenMeShume🙏

/faxweb