Skip to content

“Nuk kishim jelek shpëtimi”, zbardhet dëshmia e Indrit Bajraktarit: Kërkova ndihmë nga një çift se ramë pa ndjenja, ja si u njoha me Enisa Dodën

Indrit Bajraktari është 25-vjeçari që doli sot para Gjykatës për akuzën e vrasjes së 17- vjeçares Enisa Doda. I riu me origjinë nga Postriba u la në burg, ndërsa në dëshminë e tij u shpreh se nuk mban mend asgjë dhe mendonte se e reja kishte mbushur 18 vjec.

Bajraktari deklaroi se ranë të dy pa ndjenja dhe kërkoi ndihmë nga një cift tjetër, ndërsa nuk e di se si ka përfunduar celësi i motoskafit në qafën e vajzës. U tha se njohja e tyre ishte bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook, por 25-vjecari tha se kishte njohje me motrën e të ndjerës në Angli, ndaj kishin kontakte.

Dëshmia e Indrit Bajraktarit: “Kemi qenë të dy pa jelek mbrojtës dhe kemi rënë pa ndjenja në ujërat e detit Adriatik. Ka ardhur një cift tjetër me motoskaf dhe më thanë se po njoftojnë ata të motorskafëve se ishin dy vetë dhe nuk kishte vend për mua.

Nuk di si ka përfunduar celësi i motoskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Nuk mbaj mend asgjë. Për 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not.

Kam tentuar të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjece, ndaj dhe kemi dalë. Motra e saj është në Angli dhe kemi njohje.”

/faxweb