Kryeministri Rama zhvilloi një bisedë telefonike mbrëmjen vonë të martën me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Dhendias, lajm që u konfirmua edhe nga një postim në twitter i përfaqësuesit të qeverisë greke.
Biseda mes Ramës dhe kryediplomatit grek, raporton Vizion Plus, u zhvillua pak orë përpara se parlamenti grek ( këtë të mërkurë) të miratojë marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Italisë për kufirin detar.
Një cështje që në fakt prej shumë vitesh vazhdon të jetë e pazgjidhur edhe në raportet mes Greqisë dhe Shqiperisë.
Teme e bisedës telefonike Rama-Dhendias ishte edhe tensioni aktual në Mesdheun Lindor mes Greqisë dhe Turqisë, shton Vizion Plus.
Rama mban edhe postin e kryediplomatit shqiptar që pas largimit të Ditmir Bushatit, kështu që biseda telefonike me Dhendias ishte më së shumti në kuadër të këtij roli që mbulon në këshillin e ministrave vec të qënit kryeministër.
Ndryshe nga twitter-i, i Dhendias, nga qeveria shqiptarë nuk ka pasur njoftim zyrtar për këtë bisedë.
