Mbyllet Biblioteka e Durrësit pas konfirmimit pozitivë me koronavirus të katër punonjësve të saj.
Panorama raporton se vendimi për mbylljen e bibliotekës publike është marrë pas mbërritjes së përgjigjes së tamponit për katër punonjës.
Aktualisht i gjithë personeli i bibliotekës, prej dhjetë personash, është karantinuar.
Situata me sa duket paraqitet serioze pasi në këtë bibliotekë shkojnë lexojnë gazetat me dhjetëra të moshuar çdo ditë.
