Skip to content

Trump kërkon “test dopingu” para debatit me Biden: ishte aq dobët, si u bë i aftë?

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ai do të kërkojë “kontrollin e dopingut” para debatit me Joe Biden sepse ai ka dyshime të caktuara për kundërshtarin e tij demokrat.

Banori kryesor i Shtëpisë së Bardhë i tha Washington Examiner se ai ishte i intriguar nga përmirësimi i papritur i performancës së Joe Biden në debatet demokratike.

“Ne do të kërkojmë kontrollin e dopingut,” tha ai, duke shprehur habinë për suksesin e ish-zv/prtesidentit në debatin e fundit me Bernie Sanders në mars.

Debati i parë në 29 shtator

“Unë e pashë atë në debate me të gjithë këta njerëz (kandidatët e tjerë për nominimin demokratik). Ai ishte shume keq, ndërkohë që kundër Bernie ai u shfaq ë rregull. Si mund të interpretohet?”

Miliarderi republikan bëri një deklaratë të ngjashme në vjeshtën e vitit 2016 kur la të kuptohet se kundërshtarja e tij e atëhershme demokrate, Hillary Clinton mund të ketë marrë drogë.

“Unë mendoj se duhet të testohemi para debatit,” tha ai në një tubim zgjedhor në New Hampshire.

Debati i parë mes Donald Trump dhe Joe Biden është caktuar për në 29 shtator. Dy të tjerët janë në 15 dhe 22 tetor.