Infeksionisti Ilir Tolaj thotë se kthimi në shkolla do të rrisë rastet por kjo nuk duhet të shihet si tragjike.
Tolaj në “Debat Plus” ka thënë se është e vështirë që për 14 ditë të edukohen popullata e nxënësit në raport me kujdesin nga coronavirusi.
“Dy javë janë pak për të ndryshuar diçka, me përjashtim të disa çështjeve teknike”, tha Infeksionisti .
Sipas tij, në bazë të statistikave nga vende të ndryshme botërore shkollat nuk e kanë rënduar shumë gjendjen e infektimeve me coronavirus.
Infeksionisti thotë se megjithatë dy javë nuk janë humbje e madhe nëse brenda kësaj kohe plotësohen mangësitë që janë identifikuar.
“Nuk është problem vetëm mësim nxënia. Edhe në aspektin social ka problem mbyllja e shkollave. Njerëzit janë qenie sociale dhe kanë dëshirë të shoqërohen”.
Infektologu thotë se problem i madh është që fëmijët janë asimptomatik dhe sipas tij infektimi i tij do të vërehet vetëm kur të shfaqet te prindërit.
“Infektimi i shokëve dhe shoqeve të klasës nuk do të vërehen. Infektimi i nxënësit do të vërehet vetëm kur të shfaqet te prindërit”, sqaroi Ilir Tolaj./Telegrafi
