Skip to content

Ç’ironi! Pasi qeveria refuzoi ta hiqte, laura rrëzon statujën e e diskutueshme në SHBA

Vetëm dy javë pasi një komunitet lokal në Lake Charles, një qytet në shtetin amerikan të Louisiana-s, votoi për të mos hequr statujën e Konfederatës me kërkesë të banorëve lokalë, Uragani Laura kaloi nëpër qytet me “tjetër plan”.

Statuja ka qenë temë e debatit të ashpër në javët e fundit.

Disa banorë dëshironin që ajo të hiqej nga një pozicion i shquar përpara gjykatës, ndërsa të tjerët këmbëngulnin që monumentet e Konfederatës ishin një pjesë e rëndësishme e historisë, jo përkujtesa festive të skllavërisë.

Sidoqoftë, Uragani Laura kaloi nëpër Luiziana dhe statuja 105-vjeçare ra.